Ndërlidhjet

Moska kundërshton thirrjet për largimin e Asadit


Ministria e Jashtme ruse tha se Moska i kundërshton thirrjet amerikane dhe evropiane për dorëheqjen e presidentit sirian, Bashar al-Asad.

E njëjta shpreh besimin se "Asadi ka nevojë për më shumë kohë, për t'i realizuar reformat e premtuara".

Ndërkohë, aktivistët dhe dëshmitarët thonë se forcat e sigurisë kanë vazhduar dhunën ndaj protestuesve, duke vrarë të paktën 19 njerëz, pas lutjeve të së premtes.

Kombet e Bashkura thonë se trupat siriane kanë vrarë rreth 2,000 civilë që nga shpërthimi i protestave në muajin mars.

Raportet që citojnë diplomatët në Bruksel, thonë se Bashkimi Evropian është duke përgatitur sanksione që godasin sektorin e naftës në Siri.
XS
SM
MD
LG