Ndërlidhjet

logo-print

Hoxhaj u bën thirrje vendeve islame ta njohin Kosovën


Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një interviste për gazetën turke “Zaman”, u ka bërë thirrje vendeve anëtare të Organizatës për Kooperim Islamik që ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Hoxhaj tha se "80 shtete e kanë njohur Kosovën që nga shkurti 2008" dhe theksoi se janë vendet islame ato që ende nuk e kanë njohur pavarësinë.

“Ministri, i cili viziton botën për njohjen e pavarësisë, tha se po bëhen përpjekje të konsiderueshme për anëtarësimin në BE dhe OKB. Hoxhaj tha se investimet më të mëdha në Kosovë bëhen nga turqit dhe ai shprehu mirënjohjen ndaj turqve për këtë”, citon gazeta “Zaman” ministrin e Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj.
XS
SM
MD
LG