Ndërlidhjet

Siria vazhdon dhunën, 30 të vrarë


Aktivistët e opozitës thonë se forcat siriane të sigurisë kanë vrarë mbi 30 njerëz të premten.

Burimet e njëjta thonë se vrasjet kanë ndodhur në Dera, Homs dhe qytete të tjera.

Dhuna e raportuar vjen pavarësisht pohimeve të regjimit se ka ndaluar operacionet ushtarake dhe policore.

Një ditë më parë, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë bërë thirrje presidentit sirian, Bashar al-Asad, të lërë pushtetin.

Të dyja fuqitë kanë vendosur edhe sanksione kundër regjimit të tij, ndonëse, sipas raporteve, aktualisht nuk po diskutohet asnjë veprim ushtarak i komunitetit ndërkombëtar.

Kombet e Bashkuara thonë se rreth 2,000 civilë kanë humbur jetën që nga muaji mars, kur edhe kanë shpërthyer trazirat.
XS
SM
MD
LG