Ndërlidhjet

Egjipti tërheq ambasadorin nga Izraeli


Egjipti ka njoftuar se do të tërheqë ambasadorin e tij nga Izraeli, për shkak të vdekjes së pesë pjesëtarëve të forcës së sigurisë egjiptiane, pranë kufirit me shtetin izraelit.

Pesë të vrarët kanë pësuar derisa forcat izraelite po ndiqnin militantët përgjatë kufirit, në shenjë hakmarrjeje ndaj sulmeve të tyre, të cilat, dy ditë më parë, vranë tetë izraelitë.

Në deklaratën e lëshuar sot, kabineti i Egjiptit thotë se Izraeli është “përgjegjës politikisht dhe ligjërisht për vdekjen e egjiptianëve”.

Në të njëjtën kumtesë thuhet se “Qeveria e Egjiptit e konsideron incidentin shkelje të marrëveshjes së vitit 1979 për paqe mes dy vendeve”.

Egjipti do ta tërheqë ambasadorin derisa të marrë rezultatet e hetimit të incidentit, si dhe kërkimfaljen izraelite.
XS
SM
MD
LG