Ndërlidhjet

Merkel apelon për vazhdimin e dialogut


Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se gjatë qëndrimit në Beograd do të bëjë thirrje për vazhdimin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.

"Nuk mund të ketë perspektivë evropiane për këtë rajon, nëse nuk bëjnë përpjekje të gjitha palët, edhe pse plagët e së kaluarës kanë ende efekte të thella dhe të vështira", tha Merkel në fjalimin e rregullt javor.

Para vizitës në Serbi, kancerlarja gjermane do të qëndrojë në Kroaci.
XS
SM
MD
LG