Ndërlidhjet

Pakistan, digjen pesë cisterna të NATO-s


Persona të armatosur në jugperëndim të Pakistanit u kanë vënë flakën të paktën pesë cisternave të NATO-s, që mbanin furnizime për forcat e Aleancës në Afganistan.

Zyrtarët në Islamabad thonë se incidenti zuri ven në qytetin Kueta të provincës Baluçistan. Depozitat ishin në pritje të përcjelljes së policisë për të udhëtuar në drejtim të Afganistanit.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë, ndonëse talibanët, jo rrallëherë, kanë bërë sulme të ngjashme.
XS
SM
MD
LG