Ndërlidhjet

logo-print

Shpërthime në Tripoli


Të shtënat me armë zjarri dhe shpërthimet raportohet se e kanë tronditur Tripolin gjatë natës.

Agjencia e lajmeve "Reuters" citon disa banorë të kenë thënë se luftimet kanë ndodhur në disa lagje në mes të kryengritësve dhe përkrahësve të Muamer Gadafit.

Një zëdhënës i qeverisë së Gadafit tha se grupe të vogla të kryengtitësve të armatosur kishin tentuar që të depërtojnë në Tripoli, por ata janë zmbrapsur dhe qyteti është i sigurt.

Në një mesazh me zë të transmetuar në televizion, Gadafi ka përgëzuar forcat e tij për kundër përgjigje. Rebelet megjithatë kanë parashikuar se regjimi i Gadafit është afër fundit.
XS
SM
MD
LG