Ndërlidhjet

Egjipti mirëpret premtimin e Izraeli për hetimin e vrasjeve


Egjipti ka mirëpritur një premtim nga Izraeli për hetimin e përbashkët të vrasjes së pesë personave të sigurimit egjiptian.

Pesë veta u vranë gjatë kësaj jave në një operacion kufitar izraelit.

Incidenti ka ngjallur zemërime dhe protesta jashtë ambasadës izraelite në Kajro.

Të shtunën, qeveria egjiptiane tha se do të tërheqë ambasadorin e saj nga
Izraeli.

Ministri i Mbrojtjes në Izrael, Ehud Barak, tha se vendi i tij shpreh keqardhje për vdekjen e 5 policëve egjiptianë, të cilët pësuan nga sulmet e forcave izraelite.
XS
SM
MD
LG