Ndërlidhjet

logo-print

Merkel në prag të vizitës në Kroaci dhe Serbi


Bisedimet për perspektivën everopiane të Kroacisë dhe Serbisë do të jenë në agjendën e kancelares gjermane, Angela Merkel, gjatë vizitës në Zagreb dhe Beograd.

Merkel pritet të bëjë thirrje edhe për "ftohje të fërkimeve" në mes të Serbisë dhe Kosovës.

Liderja gjermane do të realizojë udhëtimin, pavarësisht krizës ekonomike që ka përfshirë Evropën.

Kjo është hera e parë që nga viti 2003 që një udhëheqës i Qeverisë gjermane viziton Zagrebin dhe Beogradin.

Merkel do të takohet me presidentin kroat, Ivo Josipoviq, dhe kryeministren Jadranka Kosor, të hënën në Zagreb.

Sipas së përditshmes "Jutarnji List" ajo do t'iu kërkojë autoriteteve kroate të vazhdojnë reformat dhe masat kundër korrupsionit.

Kroacia pritet t'i bashkohet BE-së në verë të 2013-ës.

Ndërkaq, Kosova do të jetë temë kryesore e diskutimit me zyrtarët serbë në Beograd të martën.

Vizita e Merkelit thuhet të ndodhë pak ditë para rifillimit të bisedimeve midis palës serbe dhe asaj kosovare, më 2 shtator, në Bruksel.

"Një nga detyrat e mia do të jetë të bind Serbinë se ajo duhet të rinisë dialogun me Kosovën", ka thënë Merkel në fjalimin e saj javor.

Disa në Serbi kanë shprehur firkën se Merkel do të ushtrojë presion mbi liderët serbë që "të braktisin plotësisht Kosovën".
XS
SM
MD
LG