Ndërlidhjet

Konfirmohet dënimi i dy shtetasve amerikanë


Prokuroria e i Iranit ka konfirmuar dënimin me tetë vjet burg të dy shtetasve amerikanë, të arrestuar përgjatë kufirit Iran-Irak, gati dy vjet më parë.

Mediat iraniane kanë raportuar se Shejn Bauer dhe Xhosh Fatal janë dënuar me tre vjet heqje lirie për "hyrje të paligjshme në vend" dhe me pesë të tjerë për "spiunazh".

Prokurori i përgjithshëm, Abas Xhafari Dolatabadi, citohet të ketë thënë se dy të dënuarit kanë 20 ditë kohë për të apeluar vendimin.

Bauer, Fatal dhe bashkëqytetarja e tyre, Sarah Shourd, janë ndaluar nga rojet e kufirit iranian në fund të korrikut, 2009. Ata kanë deklaruar se kanë kaluar kufirin pa dashje.

Sarah Shourd është liruar me kusht, pas pagesës prej 500 mijë dollarësh në vitin 2010, dhe tani ndodhet në Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG