Ndërlidhjet

Asad i drejtohet kombit me një fjalim televiziv


Presidenti sirian, Bashar al-Asad, do t'i drejtohet sot kombit, përmes një fjalimi televiziv, tre ditë pasi liderët amerikanë dhe evropianë i bënë thirrje atij të japë dorëheqje.

Mediat thonë se Asad do të adresojë "vizionin e tij për të ardhmen e vendit", përfshirë dhe reformat e qeverisë.

Ndërkohë, ekipi i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka arritur në Damask për të vlerësuar situatën humanitare atje, pas goditjes brutale të qeverisë ndaj protestuesve.

Kombet e Bashkuara thonë se mbi 2,000 civilë kanë humbur jetën që nga muaji mars, kur edhe kanë shpërthyer protestat anti-qeveritare në Siri.
XS
SM
MD
LG