Ndërlidhjet

logo-print

Ka keqpërdorim të procesit të lustrimit


Ndërtesa e Qeverisë së Maqedonisë

Ndërtesa e Qeverisë së Maqedonisë

Gjithnjë e më shumë ka indikacione për keqpërdorimin e procesit të lustrimit nga ana e pushtetit, kjo është dhe arsyeja pse në Maqedoni, tashmë 7 vjet pas miratimit të ligjit për lustrim, ngec ky proces. Kështu vlerëson kryetari i ish të burgosurve politik shqiptarë Shpëtim Pollozhani.

Sipas tij, stërzgjatja e procesit të lustrimit krijon mundësi për mbrojtjen e interesave të politikanëve të partive në pushtet dhe njëherësh të shantazhohet opozita.

Komisioni është shumë partiak, dhe përderisa është i tillë, natyrisht ata merren vesh me njëri tjetrin për të mbrojtur kurrizin në formë të ndërsjellë, dhe vet mos pasja e rezultateve që nga miratimi i ligjit tanimë 7 vite, tregon se ky ligj ka lëshime, ka stërzgjatje, ka defekte të brendshme, ka ndikime të jashtme ka pazarllëqe dhe mund të them se ka edhe matrapazllëqe”, nënvizon Shpëtim Pollozhani.

Nuk pres asgjë nga ky ligj, e as nga puna e komisionit për lustrim vetëm se qërim hesapesh mes rivalëve politikë pushtet - opozitë.
Nuk pres asgjë nga ky ligj, e as nga puna e komisionit për lustrim vetëm se qërim hesapesh mes rivalëve politikë pushtet - opozitë. Si mund ta interpretojmë këtë ndryshe, përderisa gjer më tani nga ajo qe ka verifikuar komisioni për lustrim na dalin kodoshë – spiunë, vetëm në mesin e opozitës, dhe asnjë nga radhët e pushtetit”, thotë Pollozhani.

Nga ana tjetër, njeriu i parë i komisionit të lustrimit, Tome Axhiev, e hedh poshtë konstatimet se lustrohen vetëm ish funksionarët, ndërkohë që anashkalohen ata aktual.

Punohet paralelisht, si në deklarimet e ish funksionarëve ashtu edhe të atyre aktual”, deklaron kryetari i komisionit për lustrim, duke mos dhënë hollësi të tjera.

Axhiev gjithashtu mohon zërat se mbi komisionin përkatës ushtrohet presion nga ana e pushtetit.

Por, me këtë konstatim nuk pajtohet propozuesi i Ligjit për verifikimin e fakteve, Stojan Andov.

Ai thekson se me vendimet e fundit të komisionit për lustrim, bëhet e qartë se ekzistojnë indikacione për keqpërdorimin e procesit të lustrimit nga ana e pushtetit.

Mendoj se ka disa elemente të caktuara në bazë të së cilave mund të konstatojmë se komisioni për lustrim, në masë të caktuar nuk e respekton ligjin dhe veçanërisht dispozitat të cilat u inkorporuan me ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lustrim”, thekson Staojan Andov.

Ai vlerëson se përderisa procesi i lustrimit do të vihet në shërbim të partive, i njëjti do të jetë koftra-produktiv.

I pakënaqur nga puna e komisionit për lustrim është shprehur edhe kryetari i ish të burgosurve politikë Shpëtim Pollozhani, andaj ai ka dalë me propozim konkret, që ligji për lustrim të pezullohet.
Rekomandimi im do të kishte qenë që ky komision më mirë të pezullojë punën dhe mjetet e dedikuara për punën e komisionit përkatës, të dedikohen për qëllime humanitare.

Rekomandimi im do të kishte qenë që ky komision më mirë të pezullojë punën dhe mjetet e dedikuara për punën e komisionit përkatës, të dedikohen për qëllime humanitare”, shprehet Pollozhani.

Ndryshe, emrat e 25 personave bartës të posteve publike nga e kaluara dhe e tashmja, përmenden në dokumentet e shërbimeve sekrete edhe atë ish ministra, drejtorë, gjykatës dhe ambasadorë, për të cilët komisioni në mënyrë plotësuese do të duhet të konstatojë se kanë qenë bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete apo kanë qenë të ndjekur nga ato.

Deri tani, si ish-bashkëpunëtorë të sigurimeve sekrete kanë rezultuar kryetari i Gjykatës Kushtetuese Trendafil Ivanovski, këshilltari në qytetin e Shkupit, Sllobodan Ugrinovski dhe drejtori i Fondacionit “Instituti Shoqëri e Hapur” Vlladimir Millçin.
XS
SM
MD
LG