Ndërlidhjet

Zëdhënësi i Gadafit: Mijëra trupa të gatshëm për ta mbrojtur Tripolin


Kryeqyteti i Libisë, Tripoli është duke u mbrojtur nga mijëra trupa, tha sot një zëdhënës i regjimit të Muamer Gadafit.

“Ne kemi mijëra e mijëra ushtarë profesionistë dhe vullnetarë që janë duke e mbrojtur qytetin", u tha Musa Ibrahim gazetarëve në Tripoli, pasi rebelët deklaruan se kanë nisur një operacion për ta izoluar Libinë.

Musa Ibrahim nuk ka bërë asnjë koment lidhur me kërkesat e rebelëve.
XS
SM
MD
LG