Ndërlidhjet

Dialogu s’ka lidhje me veriun


Pamje nga veriu i Mitrovicës
Pamje nga veriu i Mitrovicës

Shtrirja e kontrollit në pjesën veriore, vendosja e doganierëve dhe policëve në kufi, sipas zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi nuk do të ndikohet nga dialogu me Beogradin, që pritet të vazhdojë në muajin shtator në Bruksel.

Çështja e organizimit të brendshëm dhe çështja e vendosjes së policëve dhe doganierëve në Republikën e Kosovës në pikat tona nuk është çështje që ndikohet nga dialogu. Dialogu është çështje tjetër, e raporteve ndërshtetërore. Ndërsa vendosja e doganierëve edhe policëve në pikën 1 dhe 31 është çështje e jona dhe ne në momentin, që kemi kushte adekuate do të bëjmë një gjë të tillë, pavarësisht asaj që do të ndodhë me dialogun”, tha ai.

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, i bëri këto komente në një konferencë për gazetarë, ku prezantoi planin gjashtëmujor të ministrisë që drejton.

Si një nga sfidat më të mëdha në sistemin e drejtësisë, sërish u potencua mosfunksionimi i gjykatave në veri.

Kuçi ka thënë se bashkë me Këshillin Prokurorial dhe Gjyqësor, tashmë kanë caktuar edhe emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve vendës që do punojnë në veri. Por, nuk është caktuar ndonjë datë se kur do të vendoseshin ata, në pjesën veriore, në të cilën deri tani nuk janë dërguar për shkak të rezistencës së serbëve lokalë.

Kjo është një sfidë që unë e diskutoj edhe me përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe që iu ka mbetur organeve të sigurisë që ta kryejnë detyrën e vet. Ne jemi të gatshëm që ta bëjmë që nga sot.


Në këtë drejtim unë kam bërë të gjitha me Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillin Prokurorial dhe ata janë të gatshëm me emra dhe mbiemra, me staf konkret me gjyqtarë me personel tjetër vendor që të vendosen, por ka nevojë për siguri fizike. Kjo është një sfidë që unë e diskutoj edhe me përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe që iu ka mbetur organeve të sigurisë që ta kryejnë detyrën e vet. Ne jemi të gatshëm që ta bëjmë që nga sot”, u shpreh Kuçi.

Emërimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë, është parë si një nga problemet e mosfunksionimit të gjykatave në veri.

Beogradi zyrtar ka vazhduar edhe pas pavarësisë që të emërojë gjyqtarë dhe prokurorë në organet paralele serbe të drejtësisë, ndërsa ka ndërhyrë kur ka qenë në pyetje përzgjedhja për institucionet e Kosovës.

Zëvendëskryeministri Kuçi shpreh bindjen se nuk do negociohet me Beogradin për vendosjen e sistemit juridik në Kosovë.

...askush nuk e ka pasur mandatin që të flasë me Beogradin për një çështje të tillë.


Gjyqtarët dhe prokurorët në veri duhet t’i plotësojnë tri kritere: të kemi sistem unik të drejtësisë, nuk mund t’i kemi dy sisteme; e dyta hierarkia e emërimit, gjyqtarët dhe prokurorët atje duhet të emërohen nga institucionet e Prishtinës dhe e treta duhet të zbatohen ligjet e aplikueshme në Republikën e Kosovës. Këto kanë qenë tri kriteret, këto plotësohen, kemi nevojë vetëm për siguri fizike. Ndryshe askush nuk e ka pasur mandatin që të flasë me Beogradin për një çështje të tillë”, tha Kuçi, duke iu referuar bisedave të mëhershme të shefit të EULEX-it me zyrtarët në Beograd në lidhje me emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë.

Kuçi u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që ta kryejnë punën e tyre si duhet dhe të sjellin para drejtësisë kryesit e krimeve në veri më dhe pas 25 korrikut, përkatësisht vrasësin e policit Enver Zymberaj, dhe shkaktimin e dhunës në ditët pas ndërhyrjes së Policisë së Kosovës në pikat kufitare 1 dhe 31.

I pyetur se çka do të ndodhë pas 15 shtatorit, deri kur është afati për zbatim i marrëveshjes së arritur mes KFOR-it, Prishtinës e Beogradit, Kuçi, është shprehur se mbase edhe para kësaj date, do të kthehet normaliteti në pikat kufitare.

XS
SM
MD
LG