Ndërlidhjet

KFOR-i, EULEKS-i e morën eskavatorin nga veriu


Policia e Kosovës tha se forcat e KFOR-it, në bashkëpunim me ato të EULEKS-it, sot e kanë ndërmarrë një aksion për konfiskimin e eskavatorit, të cilin serbët në pjesën veriore e patën përdorë për djegie dhe shkatërrim të vendkalimit kufitar në Jarinje.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, i tha Radios Evropa e Lirë, se pjesëtarët e KFOR-it e kanë konfiskuar eskavatorin. Hetuesit kanë kërkuar që ta marrin në pyetje pronarin e tij.

Agjencitë e lajmeve, më herët kanë raportuar se serbët në fshatin Postenje, e kanë kundërshtuar marrjen e këtij mjeti.

Misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEKS, ka thënë se aksioni i marrjes së eskavatorit është realizuar në harmoni me ligjin dhe me mbështetjen e policisë së Kosovës në Leposaviq.

Nga ana tjetër, ministri i Serbisë për Kosovën, Goran Bogdanoviq, u ka thënë mediave serbe se hetuesit e EULEKS-it kanë provuar që pa dokumentacion ta marrin makinën.
XS
SM
MD
LG