Ndërlidhjet

Merkel viziton Kroacinë


Kancelarja gjermane, Angela Merkel, pritet të arrijë sot në Zagreb, ku do të takohet me zyrtarët e lartë të këtij vendi.

Në agjendën e zonjës Merkel është takimi me presidentin kroat, Ivo Josipoviq, dhe me kryeministren Jadranka Kosor.

Mediat raportojnë se Merkel do t'iu kërkojë autoriteteve kroate të vazhdojnë reformat dhe masat kundër korrupsionit.

Kroacia pritet t'i bashkohet BE-së në verë të 2013-ës.

Ndalesa e dytë e zonjës Merkel në Ballkan, do të jetë Serbia.
XS
SM
MD
LG