Ndërlidhjet

logo-print

Obama: Libia po rrëshqet nga “kthetrat e tiranit”


Pas raportimeve se rebelët kanë marrë nën kontroll pjesën më të madhe të kryeqytetit libian, ka reaguar edhe Shtëpia e Bardhë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, tha se Libia “po rrëshqet nga kthetrat e tiranit”, ndërsa beteja mes kryengritësve dhe Muamer Gadafit ka arritur një “pikë kthese”.

Obama tha se e ardhmja e Libisë është në duart e popullit libian dhe se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të përkrahin tranzicionin drejt demokracisë.

Presidenti amerikan u zotua se do të punojë në bashkëpunim të ngushtë me rebelët, duke thënë se Shtetet e Bashkuara “do të kërkojnë me këmbëngulje respektimin e të drejtave të njeriut në Libi”.
XS
SM
MD
LG