Ndërlidhjet

logo-print

Asad paralajmëron kundër ndërhyrjeve ushtarake në Siri


Presidenti sirian, Bashar al-Asad, tha se kundërshtimi ndaj regjimit të tij është në rritje, por, megjithatë, shprehu bindjen se mund “të përmbahet”.

Në një intervistë për televizionin shtetëror, Asad paralajmëroi kundër intervenimeve ushtarake në vendin e tij, duke thënë se çdo i tillë do të dështojë.

Ai shprehu besimin se zgjedhjet parlamentare do të mbahen në muajin shkurt, pas një sërë reformash që lejojnë grupet tjera politike, përveç Partisë Bath, të marrin pjesë në proces.

Asad po përballet me thirrjet e Perëndimit për të dhënë dorëheqje për shkak të shtypjes së protestave, në të cilat, sipas Kombeve të Bashkuara, kanë humbur jetën rreth 2,000 civilë.
XS
SM
MD
LG