Ndërlidhjet

Greqia kërkon zbatimin e marrëveshjes së ndihmës


Ministri grek i Financave, Evangelos Venizelos, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian të zbatojë “menjëherë dhe tërësisht” marrëveshjen e arritur muajin e kaluar, për paketën e re të ndihmës për Greqinë, në vlerë prej 109 miliardë eurosh.

Venizelos mësohet t’u ketë shkruar zyrtarëve të lartë evropianë, përfshirë presidentin e Bankës Qendrore Evropiane, Zhan Klod Trihet, komisionarin e BE-së për ekonomi, Olli Ren, dhe ministrat e financave të Eurozonës.

Hapi i Venizelos vjen në kohën kur disa anëtarë të Eurozonës kanë bllokuar marrëveshjen - të nxitur nga Finlanda, e cila kërkon garanci nga Greqia për pjesën e saj të paketës.

Holanda, Sllovenia, Austria dhe Sllovakia kanë thënë se do të donin trajtim të ngjashëm.
XS
SM
MD
LG