Ndërlidhjet

Ish-kreu i FMM-së mund të lirohet nga akuzat


Ish-kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominik Shtraus Kan, mund të lirohet këtë javë, pasi prokurorët po përgatiten ta shkarkojnë nga akuzat për sulme seksuale ndaj një shërbyeseje hoteli.

Gazeta “The New York Post”, duke cituar burime të afërta me prokurorët, tha se prokurori i qarkut në Menhaten, Sirjus Vens, ka arritur në përfundim se akuzat nuk mund të provohen përtej “dyshimeve të arsyeshme”.

I njëjti burim tha se Vens pritet të kërkojë lirimin e Shtraus Kanit nga akuzat gjatë seancës dëgjimore, e cila do të mbahet të martën.

Dominik Shtraus Kan, i cili dha dorëheqje nga posti i kreut të FMN-së pas arrestimit të tij, nuk e ka pranuar fajin dhe është i lirë me kusht.
XS
SM
MD
LG