Ndërlidhjet

logo-print

NATO apelon për tranzicion paqësor në Libi


NATO-ja ka bërë thirrje për një tranzicion paqësor në Libi, ndërsa rebelët po luftojnë për t'i dhënë fund sundimit të Muamer Gadafit. Ata raportohet të kenë marrë nën kontroll pjesën më të madhe të kryeqytetit Tripoli.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, duke folur sot në Bruksel, tha se Aleanca është e gatshme për të punuar me njerëzit e Libisë.

"Tani është koha për të krijuar një Libi të re - një shtet të bazuar në liri, e jo në frikë; në demokraci, e jo në diktaturë; në vullnetin e shumicës e jo në vullnetin e disave. Ai tranzicion duhet të vijë në mënyrë paqësore. Ai duhet të vijë tani. Ai duhet të udhëheqet dhe të definohet nga populli libian", tha Rasmusen.
XS
SM
MD
LG