Ndërlidhjet

logo-print

Merkel, kriza ekonomike s'e pengon Ballkanin


Kancelarja gjermane, Angela Merkel, nis turneun ballkanik në Kroaci me mesazhin se kriza ekonomike nuk do t'i mbyllë dyert e Bashkimit Evropian për anëtarët e rinj të Ballkanit, porse ata "duhet t'i përmbushin kriteret".

"Ne kemi hapur perspektivën e anëtarësimit në BE për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe varet vetëm nga ajo se sa i përmbushin kushtet", tha Merkel për televizionin kroat HRT, para udhëtimit.

"Nuk do të lejojmë që disa vende të qëndrojnë para derës, sepse vendet e tjera kanë probleme me borxhet, çfarë do të thotë se Serbia duhet të bashkëpunojë me Kosovën, Bosnjë e Hercegovina duhet të ketë një qeveri dhe Maqedonia duhet të zgjidhë mosmarrëveshjen e emrit me Greqinë", tha Merkel.

Kroacia pritet t'i bashkohet BE-së më 1 korrik të vitit 2013.

Merkel në Zagreb do të takojë presidentin Ivo Josipoviq dhe kryeministren Jadranka Kosor.

Ndalesa e dytë e kancelares gjermane do të jetë Serbia.
XS
SM
MD
LG