Ndërlidhjet

Sot në histori


Teksti dhe video: Associated Press


Vdekja e mbretit të Anglisë Riçard III, bashkëlidhja e Meksikës së Re me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, themelimi i organizatës humanitare Kryqi i Kuq, vjedhja e Mona Lizës, piktura e Leonardo da Vinçit, pushtimi i Rumanisë nga Bashkimi Sovjetik si dhe shumë ngjarje të tjera që janë shënuar në ditën e sotme në histori.







1485
Mbreti i Anglisë Riçard III u vra në betejën e Bosuorth në terren,duke i dhënë fund Luftës së Trëndafilave.













1846
Shtetet e Bashkuara të Amerikës bashkëlidhën Meksikën e Re.

















1864
U themelua organizata humanitare Kryqi i Kuq












1893
Shkrimtarja, poetja dhe kritikja e njohur Doroti Parker ka lindur në Bendin Perëndimor, Nju Xhersi.













1902
Presidenti Teodor Rusevelt u bë shefi i parë ekzekutiv i SHBA-ve, për të hipur në një automobil.















1904
Kreu komunist kinez Deng Xiaoping ka lindur në provincën Siçuan.



















1911
Piktura e Leonardo da Vinçit, Mona Liza, u vjedh nga muzeu “Louvre” në Paris.



















1944
Rumania u pushtua nga Bashkimi Sovjetik.













1990
Duhanpirësit e zemëruar bllokuan një rrugë në afërsi të Sheshit të Kuq të Moskës për orë të tëra, në shenjë proteste të mungesës së cigareve gjatë gjithë verës.













2003
Shefi i drejtësisë së Alabamës, Roji Mur, u pezullua për refuzimin e tij për t’u bindur një urdhri të gjykatës federale, për të hequr monumentin “Dhjetë Urdhërimet” nga ndërtesë rrumbullake e gjykatës së tij.










2005
Kolonia e fundit e hebrenjve u largua nga Rripi i Gazës, duke i dhënë fund dekadave të okupimit të trazuar të Izraelit.














2010
Presidenti kilian Sebastian Pinera konfirmoi se të gjithë minatorët e bllokuar të nën tokë për 17 ditë janë ende gjallë. Ai u kthye me një shënim të shkruar me dorë, ku thuhej "të gjithë ne, 33 veta mirë në strehë". (Minatorët u shpëtuan në tetor). (g.k.)



XS
SM
MD
LG