Ndërlidhjet

OKB, seancë urgjente për Sirinë


Këshilli i OKB-së për të drejtat e njeriut do të mbajë një takim urgjent për Sirinë.

Sesioni, i thirrur nga dhjetëra anëtarë të këshillit, përfshirë Jordaninë, Kuvajtin, Arabinë Saudite dhe Katarin, do të diskutojë projekt-rezolutën që bën thirrje për hetimin e plotë të abuzimeve me të drejtat e njeriut në Siri.

Mbledhja pason arritjen e misionit humanitar të OKB-së në Damask. Ajo po ashtu vjen një ditë pasi presidenti sirian, Bashar al-Asad, paralajmëroi kundër ndërhyrjeve të huaja ushtarke në fjalimin drejtuar kombit.
XS
SM
MD
LG