Ndërlidhjet

Bajden vlerëson "demokratizimin e Mongolisë"


Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, Xho Bajden, ka vlerësuar lart Mongolinë për "tranzicionin e bërë drejt demokracisë", pasi ka qenë "satelite e Bashkimit Sovjetik për dekada të tëra".

"Në njëzet vjetët e fundit, Mongolia ka tërhequr imagjinatën e botës me tranzicionin e saj të shquar drejt demokracisë. Ka pasur pesë palë zgjedhje presidenciale, pesë palë zgjedhje parlamentare të realizuara në mënyrë demokratike. Dhe, është me të vërtetë për t'u shquar përparimi që ju keni bërë që nga viti 1991", tha Bajden.

Bajden, gjatë qëndrimit të shkurtër në këtë vend, tha se Shtetet e Bashkuara mbesin të angazhuara fuqishëm për të ndihmuar Mongolinë në procesin e demokratizimit.

Ai arriti në Ulan Bator pas vizitës katërditore në Kinë. Ndalesa e radhës e zotit Bajden është Japonia.
XS
SM
MD
LG