Ndërlidhjet

Italia solidarizohet me kryengritësit libianë


Kryeministri italian, Silvio Berluskoni, i ka bërë thirrje udhëheqësit të Libisë, Muamer Gadafi, të dorëzohet, ndërsa ka shprehur solidaritetin e Italisë me rebelët, në luftën e tyre për kontrollimin e Tripolit.

"Kërkojmë që kolonel Gadafi t'i japë fund çdo rezistence të pakuptimtë dhe, në këtë mënyrë, të shpëtojë njerëzit nga vuajtjet e mëtejshme", tha Berluskoni.

Kryengritësit libianë raportohet të kenë marrë nën kontroll 95 për qind të kryeqytetit.
XS
SM
MD
LG