Ndërlidhjet

Nëntëmbëdhjetë cisternave të NATO-s u vihet flaka


Persona të armatosur në jugperëndim të Pakistanit u kanë vënë flakën të paktën 19 cisternave, të cilat mbanin karburante për forcat e NATO-s në Afganistan.

Autoritetet e rendit thanë se personat qëlluan depozitat në kohën kur shoferët po prisnin përcjelljen e policisë në autostradën kryesore.

Një zyrtar i policisë, Ismail Kurd, tha se dhjetëra persona kanë marrë pjesë në sulm. Përgjegjësinë për të nuk e ka marrë ende askush.
XS
SM
MD
LG