Ndërlidhjet

logo-print
Kompanitë publike janë kontribuuesit më të mëdhenj të financimit të korrupsionit në Kosovë, vlerësojnë përfaqësuesit e organizatave joqeveritare që merren me parandalimin e kësaj dukurie.

Sipas tyre, mungesa e llogaridhënies së maxharëve të këtyre ndërmarrjeve ndaj mekanizmave mbikëqyrës, ka bërë që këto ndërmarrje të shfrytëzohen për interesa të caktuara grupore dhe partiake.

Avni Zogiani, nga Organizata për Demokraci, anti –korrupsion dhe Dinjitet “Çohu”, konsideron se derisa Kuvendi nuk arrin të dalë jashtë kontrollit të qeverisë, prania e korrupsionit në këto institucione është e pashmangshme.

Listës se ndërmarrjeve më të korruptuara, sipas Zogianit, i prinë Post Telekomi dhe Korporata Energjetike e Kosovës.

Bordet e ndërmarrjeve shoqërore janë të përfshira nga konflikte interesi, të cilat normalisht duhet të adresohen nga qeveria.
Bordet e ndërmarrjeve shoqërore janë të përfshira nga konflikte interesi, të cilat normalisht duhet të adresohen nga qeveria. Por, pastaj qeveria ka interes të mos adresojë këto probleme, sepse shpesh ndërmarrjet publike përdoren për qëllime, qoftë elektorale apo përfitime grupore. Dhe në fund parlamenti ende nuk ka mundur të dalë jashtë kontrollit të qeverisë, dhe kjo ka qenë arsyeja kryesore pse ekziston korrupsioni jo vetëm në institucionet publike, por, edhe në asetet publike dhe paranë publike”, thekson Zogiani.

Edhe Ramadan Ilazi, nga Lëviza “ Fol”, vlerëson se lidhjet e ngushta mes zyrtarëve të qeverisë dhe menaxherëve të këtyre ndërmarrjeve, janë arsyeja e nivelit të lartë të korrupsionit.

Në këtë mënyrë, sipas tij, është krijuar hapësira që këto kompani të shfrytëzohen për financimin e aktiviteteve të ndryshme të partive politike.

Ndërmarrjet publike kanë punësuar një numër të madh të grupeve me rekomandim nga partitë politike. E në anën tjetër, këto ndërmarrje janë kontribuuesit e korrupsionit, në kuptimin se në mënyrë formale dhe jo formale financojnë partitë politike dhe njerëzit e tyre”, shprehet Ilazi.

Ilazi thotë se pikërisht lidhjet në mes zyrtarëve politikë dhe menaxhereve të kompanive, kanë bërë që kjo dukuri mos të luftohet në Kosovë.

Së pari duhet të shkëputet lidhja e politikës me ndërmarrjet publike, por edhe lidhja e politikës me biznesin në përgjithësi.
Së pari duhet të shkëputet lidhja e politikës me ndërmarrjet publike, por edhe lidhja e politikës me biznesin në përgjithësi. Sepse në situatën aktuale, kjo lidhje është e tipit të kryerjes se shërbimeve të ndërsjella”, thotë Ilazi.

Edhe Avni Zogani, thotë se politika po pengon luftimin e kësaj dukurie në kompanitë publike.

Mendoj që fakti se nuk ka ndëshkueshmëri për korrupsionin, se paku për rastet më të rëndësishme, duhet të shihet prej kontestit politik. Në Kosovë, korrupsioni ka qenë si mjet kontrolli për politikën, politika është mjaftuar më faktin që ka pasur mundësi të ketë përfitime direkt nga përdorimi korruptiv i aseteve publike”, thekson Zogiani.

Edhe në raporte të ndryshme të Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit, kompanitë publike përmendën si institucionet më të korruptuara.

Por, Zyrtarë të qeverisë vazhdimisht kanë deklaruar zero tolerancë ndaj korrupsionit - deklarata këto që përfaqësuesit e shoqërisë civile i kanë cilësuar si politike
  • 16x9 Image

    Nadie Ahmeti

    Me profesionin e gazetarisë ka filluar të merret që prej vitit 2000, kurse Radios Evropa e Lirë i është bashkuar në vitin 2001. Kryesisht mbulon çështjet ekonomike dhe sociale, për çka edhe i janë ndarë disa mirënjohje.

XS
SM
MD
LG