Ndërlidhjet

Tiranë: Berisha e Beqaj biseduan për bashkëpunim ekonomik


Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, dhe ministri i zhvillimit ekonomik të Kosovës, Besim Beqaj, sot në Tiranë, kanë diskutuar për bashkëpunimin ekonomik të dy vendeve, pas krijimit të situatës së re në Kosovë, me zbatimin e masave të reciprocitetit ndaj prodhimeve të Serbisë.

Ministri Beqaj, poashtu, ka theksuar se “sektori i prodhimit të energjisë është një sektor tjetër me prioritet për qeverinë e Kosovës, ku ka fushë të madhe bashkëveprimi”, dhe ka shtuar se “kombinimi i burimeve të energjive të rinovueshme të Shqipërisë, me burimet e prodhimit të energjisë nga pasuritë natyrore të Kosovës, siç është linjiti, përbën një bazë të fortë për integrimin e sistemeve energjetike të dy vendeve”.

Kryministri Berisha u shpreh se synim final i të dy vendeve është dhe duhet të jetë rritja e të ardhurave për kokë banori dhe përmirësimi i standardit të jetesës.

Sipas tij, “bashkëpunimi tregtar, energjetik dhe në fushën e bujqësisë, janë në qendër të vëmendjes së qeverisë shqiptare dhe bashkërendimi i punës në këtë drejtim me qeverinë e Kosovës, është i rëndësishëm për zhvillimin e shpejtë të ekonomive të të dy vendeve”.
XS
SM
MD
LG