Ndërlidhjet

Hagë: Kabashi tha se nuk frikësohet, por nuk mund të dëshmoj


Në vazhdim të rigjykimit të pjesërishëm kundër Ramush Haradinajt, Idriz Balajt dhe Lah Brahimajt, në gjykatën e Hagës është paraqitur dëshmitari kyç i prokurorisë, Shefqet Kabashi, i cili ka refuzuar të përgjigjet në pyetjet e prokurorit, por ka mohuar se arsye për këtë është frika.

Ai disa herë ka përsëritur se “nuk është që nuk dëshiron, por nuk mundet” të dëshmoj.

“Jo, unë nuk jam i frikësuar. Kam folur për dëshmitarët e tjerë. Ky nuk është shkak, ky është njëri nga shkaqet. Mendoj se është e prëndësishme, e padobishme dhe e padrejtë të dëshmoj... megjithqë dëshiroj t’i them disa gjëra”, tha Kabashi në proces.

Tashmë Tribunali i Hagës për Krime të Luftës, e ka akuuzuar Kabashin për mosrespektim të gjykatës, pasi në vitin 2007, ka refuzuar të dëshmoj në procesin e parë kundër Haradinajt.

Prokurori, Pol Roxhers, nesër do të kumtoj se çka do të ndërmarrë lidhur me dëshminë e Kabashit.

Ky dëshmitar, sot më herët, i ka hedhur poshtë pohimet se në fshatin Jabllanicë afër Deçanit, në vitin 1998 ka ekzistuar burgu i UÇK-së dhe se në të ka pasur të burgosur.

Ai mëtutje e akuzoi prokurorinë e Tribunalit të Hagës se “nuk e ka bërë punën e vet”.

Avokati i Kabashit, Majkël Karnavas, tha se klienti i tij është i “frustruar” dhe se “ndjehet i tradhtuar” nga prokuroria në Hagë.
XS
SM
MD
LG