Ndërlidhjet

logo-print

Tripoli: Kryengritësit e morën kontrollin ndaj TV-së shtetërore


Televizioni shtetëror i regjimit të Muamer Gadafit në Libi, aktualisht nuk transmeton program, ndërsa luftëtarët opozitarë thonë se tash ata e kanë kontrollin ndaj TV-së shtetërore.

Ky zhvillim u bë derisa raportohet se luftëtarët kryengritës e kanë nën kontroll afro 95% të territorit të kryeqyettit Tripoli, pas avancimit të shpejtë prej të dielës.

Poashtu, është raportuar edhe për mungesë të rrymës elektrike në disa pjesë të Tripolit.
XS
SM
MD
LG