Ndërlidhjet

logo-print

Ban: Forcat e Gadafit ta ndalin dhunën menjëherë


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, tha se OKB do të bëjë çdo gjë për një tranzicion të rregullt në Libi.

“Jam i përkushtuar për të siguruar se Kombet e Bashkuara do të bëjnë çdo gjë të mundshme për të promovuar një tranzicion të rregullt, që u përgjigjet aspiratave të popullit të Libisë për paqe, demokraci dhe mundësi”, tha sot Ban Ki-mun, në një konferencë për gazetarë në selinë e Kombeve të Bashkuara.

Ai mëtutje ka theksuar se i mirëpret sigurimet që i janë dhënë nga kryesuesi i Këshillit Tranzicional Kombëtar, Mutafa Xhalil, se do të kihet kujdes i jashtëzakonshëm për t’i mbrojtur njerëzit dhe institucionet publike dhe të mbahet rendi dhe ligji.

Zoti Ban u bëri thirrje forcave të kolonel Gadafit “që menjëherë ta ndalin dhunën dhe të mundësojnë një tranzicion të qetë”.
XS
SM
MD
LG