Ndërlidhjet

Merkel: Kroacia të marrë pjesë në zgjidhjen e konflikteve


Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka arritur në Zagreb, në fillim të vizitës së saj dyditëshe në ballkan, me ç’rast ajo do të qëndroj edhe në Serbi.

“Kjo vizitë vjen në kohë të rëndësishme për Kroacinë” u tha Angela Merkel gazetarëve, gjatë fluturimit të saj për në Zagreb, dhe shtoi se “do ta uroj kryeministren dhe presidentin për arritjet, siç janë 20 vjetori i pavarësisë dhe negociatat për pranim në BE”.

Mëtutje ajo u shpreh se “Kroacia, me përvojën e saj në zgjidhjen e konflikit, do të duhej të merrte pjesë në mënyrë konstruktive për përfundimin e konflikteve në rajon”.

Në këtë kuadër, ajo theksoi shembullin e vështirësive të Bosnjës, për ta formuar qeverinë qendrore dhe tensionet aktuale në pjesën veriore të Kosovës, të banuar me popullatë shumicë serbe.

Pas Kroacisë, ajo e viziton Beogradin.

“Njëra nga detyrat e mia do të jetë ta bindi Serbinë, se duhet ta vazhdoj dialogun me Kosovën”, pat thënë të shtunën zonja Merkel, në fjalimin e saj javor.
XS
SM
MD
LG