Ndërlidhjet

Pakistan: Nga sulmi ajror amerikan – tre të vrarë


Oficerët e inteligjencës së Pakistanit thanë se një aeroplan i dyshuar amerikan pa ekuipazh, sot i ka vrarë tre vetë në një bazë të militantëve, afër kufirit me Afganistanin.

Zyrtarët pakistanezë thanë se dy raketa e kanë goditur një makinë afër qytetit Mir Ali, në Vaziristanin Verior.

Kjo hapësirë është bazë e talibanëve afganë dhe pakistanezë, dhe e luftëtarëve të jashtëm islamikë.

Këta zyrtarë të inteligjencës kanë folur në kushte të anonimitetit, duke thënë se nuk janë të autorizuar të flasin me gazetarët.

Shtetet e Bashkuara në mënyrë rutinore shkrepin raketa nga aeroplanat pa ekuipazh kundër caqeve të militanëtve.

Kjo ka shkaktuar kritika nga qeveria e Pakistanit.
XS
SM
MD
LG