Ndërlidhjet

Djali i Gadafit nuk është i arrestuar


Agjencitë e lajmeve kanë raportuar se Saif al Islam, djali i Muhamer Gadafit për të cilin ishte thënë më parë se është arrestuar nga kryengritësit, në fakt është i lirë në Tripoli.

Djali i Gadafit u ka treguar gazetarëve në një hotel në kryeqytet, herët në mengjes, se babai i tij është i sigurt në Tripoli.

Kryengritësit një ditë më parë thanë se e kishin arrestuar të birin e Gadafit, Saif al-Islamin.

Ky lajm erdhi pasi që kryengritësit deklaruan se kanë vënë kontrollin mbi Tripolin.
XS
SM
MD
LG