Ndërlidhjet

Ban Ki-Mun kritikon Bashar al Asadin


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Mun, ka kritikuar presidentin sirian Bashar al Asad për vazhdimin e aksioneve vdekjeprurëse ushtarake.

Ban, tha se Asad i kishte premtuar atij në një bisedë me telefon që të gjitha operacionet ushtarake dhe të sigurisë do të përfundojnë.

Sekretari i përgjithshëm tha se shumë personalitete botërore kanë kërkuar që Asadi t'i japë fund dhunës.

Ban këto komente i bëri në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së, që ka mbajtur një sesion urgjent për Sirinë.

Në një fjalim në këtë seancë, Komisionerja e Lartë për të Drejtat e Njeriut, Navi Pillai tha se më shumë se 2,200 vetë për rreth pesë muaj janë vrarë nga forcat siriane.
XS
SM
MD
LG