Ndërlidhjet

Xho Bajden sot për një vizitë në Japoni


Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, Xho Bajden, ka arritur sot në Japoni për të treguar mbështetjen e SHBA-ve për të dalë nga kriza që u shkaktua nga cunami.

Bajden do të vizitojë zonat e prekura bregdetare në veri-perëndim të Japonisë dhe do të mbajë një fjalim në Sendai.

Kryeministri japonez Naoto Kan, ka falenderuar SHBA-në për përkrahjen që ka dhënë pas katastrofës së 11 marsit.

Në kuadër të turneut të tij aziatik, Bajden vizitoi edhe Kinë dhe Mongolinë.
XS
SM
MD
LG