Ndërlidhjet

Merkel takohet me liderët serbë, flasin për Kosovën


Kancelarja gjermane Angela Merkel, është takuar sot në Beograd me presidentin e Serbisë Boris Tadiq, për të kërkuar nga ai që t’i zgjidhë mosmarrëveshjet mes Serbisë dhe Kosovës.

Merkel ka thënë se ajo do t’u tregojë liderëve serbë që një nga parakushtet për Serbinë që të integrohet në BE, është normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën.

Vizita e Merkel vjen pak ditë përpara rifillimit të bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE-ja, në mes të Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel, me 2 shtator.
XS
SM
MD
LG