Ndërlidhjet

logo-print

Vdiq tekstshkruesi Xheri Liber

  • RFE /RL

Xheri Liber

Xheri Liber

Xheri Liber, kompozitori dhe tekstshkruesi, i cili shkroi hitet globale për Elvis Prisllin, The Beatles dhe The Drifters, ka vdekur në moshën 78 vjeçare.



Ai ishte shoku im, miku im, partneri im në shkrim për 61 vjet. Ai kishte një mënyrë të veçantë të të shkruarit. Nuk ishte askush më i mirë. Do të më mungojë shumë.
Liber u nda nga jeta me 22 gusht, si pasojë e dështimit të një intervenimi të zemrës në Qendrën Spitalore Kedrat-Sinai në Los Anxhelos.

Anëtarët e familjes së tij i kishin qëndruar afër deri në momentin e fundti.

Liber, së bashku me partnerin e tij, tekstshkruesin Majk Stoller, shkroi mbi 200 këngë gjatë karrierës së tij, shumicën prej të cilave i kënduan Elvis Prisli, Badi Holli, The Beatles, Rolling Stones, James Braun, BB King, The Drifters dhe Peggy Lee.



Vetëm Elvis Prislli, gjatë karrierës së tij, i ka të incizuara mbi 20 këngë të shkruara nga Liber dhe Stoller.

Ndër tekstet e këngëve të tij më të njohura janë “Dog Hound" dhe "Jailhouse Rock", që të dyja nga to, ishin bërë të famshme nga Elvis Prislli.

Ai gjithashtu ka shkruar “Stand by Me" dhe “Poison Ivy”, të cilat edhe sot vazhdojnë të jenë këngë të paharrueshme.



Sipas artistëve, këngët e shkruara nga ai, do të mbesin përherë në histori.

Majk Stoller, shoku dhe bashkëpunëtori i Liber, tha se ai do t’i mungojë shumë.

Ai ishte shoku im, miku im, partneri im në shkrim për 61 vjet. Ai kishte një mënyrë të veçantë të të shkruarit. Nuk ishte askush më i mirë. Do të më mungojë shumë”, tha ai. (g.k.)


XS
SM
MD
LG