Ndërlidhjet

logo-print

Mitrovicë: Ish- punëtorët e gjykatave protestojnë në veri


Rreth 100 persona që konsiderohen të jenë ish- punëtorë të gjykatave në veri të Mitrovicës, kanë protestuar për rreth 30 minuta.

Policia e Kosovës, përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se “në rrugën ‘Mbreti Petër’, në afërsi të pompës së derivateve ‘Jugo-Petroll’, afër portës hyrëse të objektit të gjykatës së qarkut dhe asaj komunale, në veri të Mitrovicës, rreth 100 persona kanë protestuar në mënyrë të qetë”.

Në njoftim thuhet po ashtu se gjatë kësaj proteste nuk është shënuar asnjë incident.

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës, në veri të Mitrovicës, kanë monitoruar këtë protestë për së afërmi.
XS
SM
MD
LG