Ndërlidhjet

Këshilli i të Drejtave të Njeriut i OKB-së nis hetim të ri në Siri


Këshilli i të Drejtave të Njeriut i OKB-së ka marrë vendim që të fillojë një hetim ndërkombëtar për shkeljen e të drejtave të njeriut mbi protestuesit anti-qeveritarë në Siri.

Sot, në një takim në Gjenevë, këshilli ka votuar në favor me 33 vota pro dhe 4 kundër, që "urgjentisht të dërgojë një komision të pavarur ndërkombëtar në hetimin shkeljes se Ligjit ndërkombëtar të të drejtave të njeriut në Siri", në javët e fundit.

Nëntë nga 47 vende anëtare të këshillit abstenuan në votim për rezolutën, e cila u prezantua nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara, dhe vendet arabe.

Kina dhe Rusia kanë thënë se një vendim i tillë është i njëanshëm dhe i politizuar.

Kuba dhe Ekuadori gjithashtu votuan kundër rezolutës.

Ambasadori sirian Fajsal al-Namui e quajti atë vendim të pa ekuilibruar.
XS
SM
MD
LG