Ndërlidhjet

NATO: Tripoli është në duart e kryengritësve


Zyrtarët e NATO-s thonë se kryeqytetit i Libisë, Tripoli, është në duart e forcave kryengritëse, pavarësisht raporteve të përziera që vijnë nga qyteti.

Zëdhënësi i NATO-s, koloneli Roland Lavoie, tha sot në një intervistë për “BBC", se është e drejtë të thuhet se Tripoli është thjesht i dominuar nga forcat kundër Gadafit.

Kjo deklaratë vjen pasi rebelët thanë se janë duke avancuar në Tripoli dy ditë më parë.

Por, forcat qeveritare pohojnë se janë duke fituar betejën kundër kryengritësve.

Një shenjë konfuzioni në qytet e ka bërë Saif al-Islam, i biri i Gadafit, i cili ishte raportuar se ishte kapur nga rebelët, po ai është rishfaqur i lirë sot në Tripoli.

XS
SM
MD
LG