Ndërlidhjet

logo-print

Merkel: Para kandidaturës, të shuhen strukturat paralele

  • RFE /RL

Angela Merkel

Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka bërë thirrje Serbisë që t’i shuajë strukturat paralele në Kosovë. Ajo gjatë një konference të përbashkët për gazetarë me presidentin serb, Boris Tadiq, ka bërë të qartë, se Serbia nuk mund të fitojë as statusin e kandidatit pa i zgjidhur disa probleme me Kosovën.

Dëshirojmë rezultate gjatë dialogut. E kemi pasur një verë, që nuk ka qenë aq e mirë, ka sjellë disa gjëra që ne kemi menduar se i kemi tejkaluar.
Dëshirojmë rezultate gjatë dialogut. E kemi pasur një verë, që nuk ka qenë aq e mirë, ka sjellë disa gjëra që ne kemi menduar se i kemi tejkaluar. Dua të theksoj edhe njëherë: Gjermania dërgon numrin më të madh të ushtarëve në kuadër të KFOR-it, dhe prania jonë i shërben atij qëllimi ku të gjithë qytetarëve të Kosovës, duke përfshirë serbët ne veri, do të jetonin në një atmosferë të qetë. Dëshirojmë që të ketë rezultate dhe përparime”, ka thënë Merkel, duke porositur që të gjitha temat të hapen dhe diskutohen që tani, e të mos lihen më vonë.

Nuk mund të zgjidhen të gjitha çështjet me një veprim. Duhet të hapen disa mundësi p.sh. nëse Serbia dëshiron që të fitojë statusin e kandidatit për BE, ajo duhet të rifillojë dialogun dhe të marrë rezultate nga dialogu; duhet që t’i mundësojë EULEX-it të punojë me mirëkuptim në të gjitha vendet në Kosovë; duhet t’i shuajë strukturat paralele, në mënyrë që të krijohen institucione të reja. Kjo është ajo që ne mendojmë. Për këtë ne po zhvillojmë bisedimet, kjo nuk është e thjeshtë”, tha Merkel, për të shtuar se marrëdhëniet Kosovë-Serbi janë proces i gjatë, por i padiskutueshëm.

Nuk mund të keni bisedime me BE-në, deri në fund, e vetëm gjatë bisedimeve të fundit të kujtohemi se qenka edhe një çështje e hapur. Për atë arsye duhet që menjëherë të merremi me këto çështje serioze dhe jo të heshtim ndaj tyre”, tha Merkel gjatë qëndrimit në Beograd.

Në anën tjetër, presidenti serb, Borid Tadiq, ka thënë se nuk do të “ përkrah asnjë zgjidhje politike, për të cilën e di se, ndoshta jo nesër-pasnesër, por për 10-15 vjet do të sjellë kriza të reja në Ballkan, do t’i sjellë njerëzit para rreziqeve të tjera për jetën, do të sjellë konflikte dhe luftëra të reja”.


Nuk ekzistojnë rrethana politike, në të cilat do të pranoja zgjidhje të tilla. Serbia nuk e pranon pavarësinë e Kosovës, Serbia kërkon zgjidhje kompromisi. Jam i bindur se mund të gjenden zgjidhje praktike dhe kompromisi”, ka thënë Tadiq.

I pyetur se si do të veprojë nëse i duhet të zgjedhë në mes të Kosovës dhe BE-së, Tadiq ka kritikuar mundësinë që Kosova të paraqitet si parakusht për anëtarësim në bllokun evropian.

Mendoj se politika, në të cilën Serbia do të vihej para zgjedhjes Kosova apo Bashkimi Evropian, është politikë e gabuar dhe e ultimatumit, e cila nuk është në përputhje me vlerat evropiane. Mendoj se duhet t’i shmangemi kësaj politike dhe këtyre rrethanave. Do të ishte e dobishme për të gjithë, jo vetëm për popullin serb, por edhe për popujt evropianë dhe për Bashkimin Evropian”, ka thënë presidentit serb, duke propozuar një zgjidhje kompromisi.

Duhet të gjendet një zgjidhje elastike, kreative në rrethanat e tanishme politike, e cila nuk pengon jetën normale të njerëzve, e cila nuk i kërcënon dinjitetin as popullit shqiptar, as popullit serb; zgjidhje që mundëson funksionimin evropian në hapësirat e Evropës juglindore dhe që nuk prodhon rreziqe të reja për vendet fqinje – me këtë pajtohem plotësisht”, tha Tadiq.(a.i.)

Trego komentet

XS
SM
MD
LG