Ndërlidhjet

Si të rritet eksporti?


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Për të qenë produktet kosovare më konkurruese në raport me produktet e shteteve tjera, sipas ekspertëve të çështjeve ekonomike dhe përfaqësuesve të bizneseve kosovare, Kosova duhet të ketë një treg më të favorshëm në aspektin e klimës biznesore dhe të ketë investime më të mëdha të huaja.

Alban Zogaj nga Instituti “Riinvest” thotë se pa përmirësimin e politikave fiskale, produktet kosovare nuk do të mund të jenë konkurruese, dhe në këtë mënyrë nuk do të mund të eksportohen.

Çka duhet bëhet që të kemi një rritje në eksportit t tonë e që pastaj e rregullon bilancin tregtar tepër të disfavorshëm të Kosovës. Çështje kyçe në rritjen e eksportit është rritja e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve kosovare. Ndërmarrjet kosovare duhet të jenë më konkurruese në tregun ballkanik dhe në atë evropian, në mënyrë që produktet kosovare të shiten ne tregjet e rajonit, por edhe ne tregjet e Evropës”, thekson Zogaj.

Në gjysmën e parë të këtij viti, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, eksportet shënuan normë vjetore të rritjes prej 18.6 për qind, duke arritur vlerën prej 168.1 milionë euro, ndërsa importet shënuan rritje vjetore prej 16.5 për qind dhe arritën vlerën prej 1.09 miliardë euro.

Sipas raportit të BQK-së, efekti i rritjes së eksporteve vazhdon të eliminohet nga rritja e importeve për sa i përket ndikimit në vlerën e bilancit tregtar, duke pasur parasysh se importet janë rreth 6.5 herë më të larta sesa importet.

Arian Zeka, nga Oda Ekonomike Amerikane, thotë se një masë që do të ndihmonte në promovimin e eksportit është futja e pakove stimuluese, siç është lirimi i pagesave nga tatimet për ato biznese të cilat kanë një plan të mirë të biznesit, dhe bizneset që bëjnë pjesë në sektorin e prodhimtarisë

Qeveria do të ishte në gjendje të dilte me një pako të mirë që do të stimulonte zhvillimin e eksportit privat dhe sektorin e prodhimtarisë në vend. Kemi marrë paralajmërime nga qeveria se shumë shpejt do të hyjë në fuqi një pako e re fiskale, e cila përfshinë masa të tilla stimuluese, një prej tyre është që Oda Ekonomike Amerikane e ka kërkuar tash e sa kohë, e kjo është heqja e tatimit mbi vlerën e shtuar për produktet e makinerisë për markat që përdoren për prodhim”, thotë Zeka.

Zeka thekson se kanë pritur që pas raportit “Të bësh biznes” të Bankës Botërore, institucionet e vendit do të punonin më shumë në përmirësimin e ambientit afarist, por siç thotë ai, një gjë e tillë nuk ndodhi, dhe sipas tij, Kosova vazhdon të ketë deficit të lartë tregtarë.

Çfarë mund të bëjë qeveria e vendit për të përmirësuar ambientin afarist? Mendoj që këto janë indikatorë shumë të qartë. Nuk ka nevojë që qeveria të drejtohet diku tjetër. Mjafton raportin ‘Të bësh biznes’ që publikohet çdo vit nga Banka Botërore. Në bazë të atij raporti, qeveria duhet të merr masa të cilat do të ndikonin në përmirësimin e ambientit afarist”, thotë ai.

Për të ngritur eksportin, edhe Alban Zogaj nga Instituti “Riinvest”, thotë se autoritetet kosovare duhet të bëjnë më shumë në stimulimin e bizneseve vendore.

Ne po e shohim që nuk është punuar shumë në aspektin e klimës biznesore në Kosovë.
Deri më tani, sipas tij, është bërë shumë pak në sektorin privat.

Ne po e shohim që nuk është punuar shumë në aspektin e klimës biznesore në Kosovë. Kosova renditet shumë poshtë në listën e Bankës Botërore dhe institucioneve tjera ndërkombëtare sa i përket atyre elementeve të bërit biznes në Kosovë”, sqaron ai.

Ndryshe, sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës, që nga fillimi i këtij viti deri më tani, Kosova importoi mallra në vlerë prej 1.09 miliardë euro krahasuar me 938.8 milionë euro në periudhën e njëjtë të vitit paraprak
XS
SM
MD
LG