Ndërlidhjet

logo-print

Dy gjermanë të zhdukur në Kabul, dyshohet për kidnapim


Zyrtarët gjermanë dhe ata afganë kanë thënë sot se dy shtetas gjermanë janë zhdukur, derisa ishin duke ecur në disa rrugë në afërsi të maleve në Kabul.

Ekziston frika se ata mund të jenë rrëmbyer.

Të dy personat e zhdukur dy ditë më parë kanë qenë duke udhëtuar përmes maleve Kush Hindu, që lidhen me kryeqytetin, Kabul, në veri të Afganistanit.

Siç raportohet, talibanët nuk janë aktivë në fushën ku ata janë zhdukur.

Perëndimorët kanë qenë herë pas here në shënjestër për t’u rrëmbyer nga bandat kriminale, por shumica janë liruar të palënduar, shpesh pas pagimit të shpërblimit për lirim.
XS
SM
MD
LG