Ndërlidhjet

Dominik Shtraus Kan lirohet nga akuzat


Një gjykatës i Shteteve të Bashkuara ka hedhur poshtë akuzat për sulm seksual kundër ish-kreut të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominik Shtraus Kan.

Ky hap vjen pas ngritjes së dyshimeve në lidhje me kredibilitetin e viktimës së supozuar, Nafisatou Diallo.

Prokurorët thanë se mospërputhjet në dëshminë e saj “dëmtojnë shanset e tyre për ndjekjen penale të rastit”.

Diallo ka akuzuar Shtraus Kanin se ka bërë përpjekje ta dhunojë, derisa ajo pastronte dhomën e tij të hotelit.

Shtarus Kan u arrestua nga policia në aeroplanin që do të shkonte për Francë, ndërsa vetëm disa ditë më vonë dha dorëheqjen nga posti i shefit të FMN-së.

Ai u mbajt në burgun e Nju Jorkut, para se të vihej nën arrest shtëpie.

Akuzat thuhet të kenë shuar shanset e Shtarus Kanit për t’u përë president i Francës.
XS
SM
MD
LG