Ndërlidhjet

Belgjika premton angazhim për njohje të reja


Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka pritur ambasadorin e Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, Paskal Gregori.

Kumtesa për media bën të ditur se zonja Tahiri ka kërkuar nga ambasadori që shteti i tij ta ndihmojë Kosovën në rritjen e njohjeve.

"Tahiri kërkoi nga ambasadori Gregori që Belgjika, si anëtare e Bashkimit Evropian, ta përkrahë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, hyrjen në marrëdhënie kontraktuale, si dhe përshpejtimin e statusit të kandidatit në Bashkimin Evropian për Kosovën", vijon kumtesa.

Sipas së njëjtës, ambasadori belg ka premtuar përkrahje në drejtim të sigurimit të sa ma shumë njohjeve për Kosovën.
XS
SM
MD
LG