Ndërlidhjet

Robert Ford viziton “epiqendrën e protestave” në Siri


Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Siri, Robert Ford, ka vizituar qytetin Jasem, në jug të vendit. Një zyrtar i ambasadës – i cili nuk pranoi të emërohet – tha se vizita e zotit Ford ishte pjesë e detyrave të tij diplomatike.

Jasem ndodhet në jug të provinës Dara dhe është epiqendër e protestave kundër regjimit sirian.

Ford ka shkaktuar zemërimin e autoriteteve të Damaskut kur në muajin korrik vizitoi qytetin e Hamas, së bashku me ambasadorin francez në Siri.
XS
SM
MD
LG