Ndërlidhjet

logo-print

SHBA, regjimi libian në prag të rënies


Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Viktoria Nuland, tha se regjimi i Gadafit tashmë është në prag të rënies, ndërsa gjëja më e mirë që ai mund të bëjë për popullin e tij, sipas saj, është dorëheqja e menjëhershme.

"Ne qëndrojmë pranë popullit krenar të Libisë në këtë kohë historike. Tranzicioni i tij ka filluar. Këshilli Kombëtar i opozitës, me të cilin jemi në kontakt të vazhdueshëm, është duke u përgatitur për udhëheqjen e vendit. Ne mbështesim thirrjet e tij për unitet kombëtar në këtë kohë, për qetësi dhe kundër hakmarrjes", tha Nuland.

Ajo tha se Shtetet e Bashkuara po punojnë urgjentisht për të lëshuar reth 1.5 miliard dollarë nga asetet e ngrira të Libisë në SHBA.

Forcat e opozitës libiane raportohet të kenë hyrë në kompleksin ushtarak të Muamer Gadafit, ndërkohë që vendndodhja e këtij të fundit mbetet e paqartë.
XS
SM
MD
LG