Ndërlidhjet

logo-print

Gadafi: Largimi nga kompleksi “lëvizje taktike”


Udhëheqësi libian Muhamer Gadafi ka deklaruar se tërheqja e tij nga kompleksi në Tripoli ishte një "lëvizje taktike".

Komentet e tij erdhën një ditë pasi kryengritësit sulmuan kompleksit dhe vënë kontrollin e tyre mbi kryeqytetin libian.

Gadafi premtoi gjithashtu "martirizim" ose fitore në luftën e tij kundër NATO-s.

Këto deklarata janë dhënë në një fjalim të transmetuar në TV Arabic Al-Orouba.

Një zëdhënës i Gadafi tha po ashtu në të njejtën media se “kreu i Libisë është gati për t'i rezistuar kryengritësit për muaj, ose edhe vite".

Kryengritësit thanë se më shumë se 400 vetë janë vrarë dhe të paktën 2 mijë të tjerë ishin plagosur në luftën për Tripoli.
XS
SM
MD
LG